Categories Lajme

“Kujtimet e Migrantëve”/ Projekti i aktores shqiptare: T’i japim zë harresës

Më 28 mars do të bëhen 24 vite nga tragjedia e ndodhur në ngushticën e Otrantos, ku humbën jetën dhjetra shqiptarë. Në orën 3 të mesditës nga Porti i Vlorës u nis anija e vjetër “Katër i Radës” me 115 emigrantë në bord, në drejtim të Italisë.

Në një përpjekje për të kundërshtuar zbritjen në bregdetin italian, përplasja shkaktoi fundosjen e anijes, 81 persona humbën jetën në tragjedi, rreth 27 ishin të zhdukur, ndërsa 34 të mbijetuar. Ishte vetëm tragjedia e radhës në detin Mesdhe, të tjera kishin ndodhur e do të ndodhnin.

Megjithatë mbeten kujtime, mbetet dhimbja te familjarët dhe të afërmit e tyre. Në marsin e vitit 1997 Ermelinda Bircaj  mes dhimbjes për humbjen e gjashtë familjareve që gjendeshin në anijen “Katër i Radës”,  nuk mund ta imagjinonte se 24 vite me vonë, pikërisht për të nderuar kujtimin e jetëve te humbura, do të krijonte një projekt me Institutin Ndërkombëtar të Teatrit në Itali, për t’i dhënë zë një kujtese të harruar që lidh në heshtje të dy anët e detit, nga Vlora në Otranto.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Bicaj tregon më shumë mbi projektin “Katër i Radës – Kujtimet e Migrantëve”, kujtimet e asaj dite dhe jetën në Itali.

“Katër i Radës – Kujtime migrantësh”, si nisi ky projekt?

Lindi nga nevoja për t’i dhënë zë një kujtimi të harruar, që lidh në heshtje dy brigjet e detit nga Vlora në Otranto.

Mendoni se ndikon fakti që ju jeni nga Vlora, që ju shtyu më shumë të jeni nismëtare e këtij projekti, nisur nga kujtimet që ken inga koha e eksodit?

Ndikon shumë tragjedia në datën 28 Mars humbëm 6 familjarë shpëtoi vetëm kushuriri i vogël. Kam shumë kujtime në jetën time. Por ky imazh është gjithmonë përpara meje në veçanti.

Përpos një eventi përkujtimor, çfarë synoni të arrini nëpërmjet këtij projekti?

Kjo iniciativë në programin e saj të parë dëshiron të përshkoj këto kujtime duke lidhur dy brigjet për tu dhënë zë të dyjave bashkë, nëpërmjet bashkëpunimin e artistëve ,  shoqatave, muzikantët shqiptar dhe italian.

Një përshkrim që lidh Vlorën me Otranto, vende të përfshira në ngjarjen tragjike të “Katër i Radës”, një ditë dëshmie dhe kujtese,  për të ripërsëritur për çdo vit me 28 Mars.

Ishit ju që i përzgjodhët të ftuarit që do jenë pjesë e programit?

Me Këshillin e mjeshtrit Fabio Tolledi del Centro italiano dell’ITI – International Theatre Institute / UNESCO, nëpërmjet Lela Qejvani, Blenti Shehaj dhe Anisa Ceno presantuam projektin të ftuarive Enrik Mehmetai, Aulon Naçi, studio Bleta film & photography, Albert Habazaj drejtori polifonis:” Dhjet Shqipojnat e Tërbaçit”, Zamira Agalliu, Lola Meçaj ,Teatri Zemrude ,Redi Hasa, Mauro Tre, Besa, Lucia Portolano disa të tjerë u tërhoqën.

Në të vërtet u ftuam të gjithë bashkë.

Si ishte reagimi tyre kur dëgjuan propozimin?

Propozimi ju bë më shumë shoqatave dhe personave, pjesa më e madhe nuk pranuan. Kolektivi që është mbledhur Itali/Shqipëri e pëlqyen që në fillim dhe së bashku e zhvilluam.

Keni studiuar për aktrim, na tregoni disa detaje rreth karrierës suaj në Itali?

Në të kaluarën shkruaja shumë. Jeta u komplikua nuk kisha më kohë. Në 2011 bëra pjesë në një film të regjisorit Paolo de Falco  “Via Appia” një film shumë interesant, fitoi çmimin e festivalit të kinemasë italiane. Kisha bërë kurse teatri po vazhdimi rregullisht ishte kërcimi dhe studimet universitare.

Mora pjesë në një projekt teatral “Scene Migranti” me autor dhe regjisor Ippolito Chiarello dhe aty u ndez dëshira e të kaluarës. Bashkëshorti më shtyu ta vazhdoja. Fillova “Accademia Mediterrane dell’attore” duke njohur mësues shumë të mirë: Ippolito Chiarello, Marco Falcomatà, Carla Guido, Fabio Tolledi. Shumë seminar me mësues të jashtëm Roberto Latini, Marco Manchisi, Chiara Guidi .

Spettakli i parë është “Bestiario Salentino” Accademia A. M. A; “Fara në botë” (Semi nel mondo) performance me shoqen time Sofia Pepe; “Lëndë Molekulare” një spetakël sperimental i lindur gjatë pandemisë dy aktor dhe dy spektator me prospektiva të ndryshme. Gjithmonë me aktore Sofia Pepe;

“Shkrimtarët fantasëm” (SuperGhost writer) jemi një kolektiv 7 aktor në vende të ndryshme dalim në dhjetor deri në janar nëpër qytete, mbledhim historitë e qytetarëve dhe i trasformoj në spetakël teatral me dramaturgjinë dhe regjinë e Carla Guido.

Si ka ndikuar pandemia në karrierën tuaj?

Për mua është moment kreativ. Kishte ardh momenti për një thellësi të ndryshme.

Italia i është rikthyer karantinës, si ndikon për ju fakti se çdo gjë po përsëritet pas një viti kur mendonim se gjithçka do kishte përfunduar?

Unë e kisha menduar që do ishte momenti i gjatë. Nuk prisja përfundimin as nuk e pres. Duhet të rezistojmë dhe tutelojmë të tjerët.

Me çfarë jeni e angazhuar tjetër përveç aktrimit?

Jam ideatore e “Spazio disponibile” një strukturë multi-funksionale. Punoj në kampin social me një projekt për të huajt: “Qemshe me pasaport”, para pandemisë çdo muaj bënim takimin me kuzhinierë oriental, ballkanas etj.  “Gazeta Diaspora Shqiptare” NgaLisana Subashi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME