Categories Lajme

Kukës, Ndahet nga jeta aktivisti i PD-së, kolegët dedikim prekës (Emri)

Është ndarë nga jeta aktivisti i Partisë Demokratike në Kukës, Dilaman Nela, Lajmin e ka bërë të ditur vetë PD dega Kukës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se kanë mësuar me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të tij. “Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjithë familjarët , miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij. U prehsh në paqe miku jonë” thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i plotë i PD-së dega Kukës:

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e parakohëshme nga jeta te mikut, bashkëpunëtorit njeriu me vlera dhe të përkushtuar Dilaman Nelës, një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të Partisë Demokratike.Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985.

Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shkencat e agronomisë. Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial. Ne vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët , miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij. U prehsh në paqe miku jonë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME