Lajme

Kukës: Plagosen 4 anëtarët e një familjeje nga përplasja kokë më kokë e makinave

Dy makina tip “Golf” janë përplasur pasditen e sotme në Kukës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur anëtarët e një familjeje nëna dhe dy fëmijët.

Mësohet se babai ka marrë dëmtime më të lehta.

Në automjetin që shkaktoi aksidentin nuk dihet se sa persona kishte pasi janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fëmijët dhe e ëma u transportuan në spitalin e Kukësit, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Familja e aksidentuar po udhëtonte nga Hasi drejt Kukësit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë  shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close