Categories Lajme

Kulla 200 vjeçare në Vlorë tashmë i përket bagëtive

Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës e shpallur monument kulture në vitin 1987 tashmë i takon bagëtive. Mure të rrëzuara, një derë e rënë përtokë që të uron mirëseardhjen apo edhe tavani që mund të bjeri nga momenti në moment të lënë një shije të hidhur. Jo vetëm monumenti i kulturës, por edhe rruga që të çon në këtë monument kulture është tërësisht e paakesueshme me automjete. Për rreth një km duhet të kalosh në një shteg bagëtish, i cili ia vështirëson punën jo vetëm turistëve, por edhe pushuesve të huaj.

Njohësit e mirë të historisë së trevave shqiptare tregojnë për rëndësinë historike që ka ky monument 200 vjeçar. Për historianët harresa është ajo që dëmton edhe më shumë. “Të lihet kaq shumë në harresë unë do ta quaja një mungesë të madhe të kulturës, të gjithë Labërisë, të Vlorës dhe Dukatit”

Ironia është se në rrjetet sociale kjo kullë dhe të tjera të lëna në kushte mjerimi, paraqiten si një atraksion turistik. “Mua më kanë thënë shumë studiues të huaj, austriakë dhe gjermanë që kanë vajtur dhe e kanë parë dhe janë shprehur tepër të zhgënjyer se si ka mundwsi që po humbet një objekt i tillë i kulturës kombëtare shqiptare”

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë në fillim të vitit 2020 deklaronte se projekti pë restaurimin e tij ishte gati. Të pyetur në lidhje me këtë çështje drejtues të saj shprehen se nuk kanë një fond të posacëm, por efekt ka dhënë dhe pandemia për shkak të së cilës janë bllokuar projektet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME