Trofeu zyrtar i Kupës së Botës ka mbërritur ditën e sotme edhe në kryeministri, ku do të ekspozohet për t’u parë nga afër nga të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama ka marrë si dhuratë nga ish-futbollisti brazilian Gilberto Silva, një model me përmasa të vogla të Kupës së Botës, teksa nuk kanë munguar as batutat.
“Po, e kanë sjellë sipas gjatësisë. Kjo do të mbahet me krenari në muzeun e dhuratave, në zyrën e kryeministrit. E shihni, kjo është kupa e tretë”, u shpreh Rama.
Më pas Gilberto Silva së bashku me ish-kapitenin e kombëtares Lorik Cana kanë zhvilluar një ndeshje futbolli së bashku me disa fëmijë, teksa janë ndjekur edhe nga Rama, Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.