Lajme

Kuptimi i veçantë i emrit të vogëlushit të parë të 2022

Në orët e para të vitit 2022 kanë ardhur në jetë 12 djem dhe 2 vajza në maternitetet e Tiranës. Duket se edhe ky vit do të jetë viti i djemve. Foshnja i parë i lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” u quajt Akid. Vogëlushi erdhi në jetë nëpërmjet një lindje me operacion e fatmirësisht ai dhe nëna e rij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lindja e parë përfundoi me sukës. Lindi fëmija djalë, në peshën 3 kg e 680 gr. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Nga ekipi i rojës, ju urojmë gëzuar të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar dhe mbarësi!”, tha mjeku Artur Hatibi. Babai i foshnjes shpjegoi për kamerat kuptimin e veçantë të emrit të së birit që e bëri baba për herë të parë. “Në fakt është i vjetër, por edhe inovator pasi bashkëshortja i nis emri me A, dhe unë e kam me K, ndërsa ‘id’ është ID-ja”,-deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: