KurioziteteLajme

Kuptoi se foshnja nuk po merrte frymë, qeni nis të lehë dhe “lajmëron” prindërit e vajzës

Qeni është një nga kafshët më të dashura dhe më besnike për njerëzit. Shumë persona zgjedhin t’i mbajnë qentë në shtëpi apo të shoqërohen gjatë gjithë kohës me ta. Ndër tiparet që i dallon ata, ndër të tjera është edhe inteligjenca e lartë. Pikërisht falë kësaj, një qen i ka shpëtuar jetën një foshnje në Boston, SHBA. Pasi qeni ka hyrë në dhomën ku po qëndronte foshnja, ka vënë re se ajo nuk po merrte frymë.

Menjëherë qeni ka nisur të lehë dhe ka nxituar të hapë derën e dhomës për t’i dhënë një sinjal të ëmës së vajzës. Fillimisht Kelly Andrew,u mërzit nga sjellja e shqetësuar e qenit të saj pasi mendoi se vajza po flinte dhe kështu do të zgjohej nga të lehurat. Mirëpo e kundërta ishte e vërtetë.

Sapo kuptuan atë që po ndodhte, ajo së bashku me të shoqin e dërguan fëmijën me urgjencë në spital dhe falë ndërhyrjes në kohë u bë i mundur shpëtimi i saj. “Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai nuk do ta kishte zgjuar atë, ne nuk i meritojmë qentë”– u shpreh nëna e vajzës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: