Categories Lajme

Kur në spitale grabiten edhe… të ndjerët!

Një ngjarje e pazakontë regjistrohet në spitalin napolitan ”Asl Napoli 2 Nord”, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”, që e ka publikuar ngjarjen edhe në rrjetet sociale.

Pasi kishte vdekur nga Covid-19, që në muajin nëntor, për tre muaj një familje ka kërkuar kthimin e sendeve personale të të ndjerit.

Djali i tij Salvatore Ferrillo, me një letër të botuar nga ”La Repubblica’, rrëfeu edhe një rast tjetër plaçkitjeje. “Unë nuk heq dorë, zinxhiri i floririt dhe besimi në Zot ishin të vetmet gjëra që babai im duhej të na jepte. Ata janë si relike për ne”, thotë Salvatore.

Ndërkohë, në regimet e lexuesve gjen shembuj të tjerë të grabitjes së viktimave. ”Fatkeqësisht i ndodhi edhe nënës sime, e shtruar në spital në Guastalla”, thotë Simona Spaggiari.

”Asaj i hoqën një zinxhir me një medalje me imazhin e babait tim. Këtë zinxhir po e kërkojnë prej dy javësh”, shton ajo. ”Kush e ka marrë shpresoj që ato lekë t’i shpenzojë për ilaçe”, përfundon e revoltuar ajo.

Një tjetër lexuese, Mary Ibridi, shkruan se motra e saj gjendej e shtruar në spital. ”Më 6 shkurt, motra ime u shtrua në spital, në Torino në klinikën Cellini për një operacion. Asaj i vodhën një unazë që kishte harruar ta linte në shtëpi”, shkruan Mary.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME