fbpx
Lajme

Kursi i këmbimit/ Dollari forcohet kundrejt lekut, euroja humbet terren

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën, dollari amerikan u forcua kundrejt lekut, ndërsa monedha europiane euro u zhvlerësua lehtë në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,99 lekë ose 0,04 lekë më pak se të premten.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,51 lekë dhe këmbehet me 105,17 lekë. Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 135,06 lekë dhe 114,98 lekë. Monedha britanike por edhe franga zvicerane humbën terren kundrejt lekut, respektivisht me 0,85 lekë dhe 0,25 lekë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button