Categories Lajme

Kursi i këmbimit/ Leku forcoi pozitat ndaj euros dhe dollarit amerikan

Monedha vendase, leku ka regjistruar një javë  (8-13 mars)    pozitive në raport me euron dhe dollarin amerikan, ndërsa humbi terren me paundin britanik dhe frangën zvicerane. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, përgjatë këtyre gjashtë ditëve, leku u forcua me 0.15 lekë në këmbim me monedhën e përbashkët euro dhe fitoi 0.47 lekë në raport me dollarin amerikan.

Euru u këmbye në fillim të javës 8-13 mars me 123.38 lekë dhe në fundjavë me 123.23 lekë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane, këmbehet sot me 103,33 lekë kundrejt vlerës 103.79 lekë që ishte ditën e hënë. Paundi britanik ka forcuar pozitat nga 143,66 lekë që ishte në fillim javë këmbehet me 143.92 lekë të shtunën.

Franga zvicerane humbi terren gjatë kësaj jave. Monedha zvicerane këmbehet me 111.05 lekë ndaj 111.29 lekëve që u këmbye në fillim javë.

Banka e Shqipërisë shprehet se kursi i këmbimit valutor është i qendrueshëm dhe i stabilizuar. Sipas BSH-së, kërkesë oferta e brendshme por edhe ecuria e bursave ndërkombëtare vijojnë të reflektohen në ecurinë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME