Categories Lajme

Kursi i këmbimit valutor në një javë/ Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 20-26 korrik,  Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro humbi pikë në këmbim me lekun, duke zbritur në kuotën e 123.78 lekëve në fundjavë, kundrejt vlerës 124.06 lekë që ishte ditën e hënë.Gjatë kësaj jave edhe paundi britanik ka shënuar një kurbë në rënie. Ai këmbehej në fillim të javës me 136.43 lekë, ndërsa zbriti në kuotën e 135.94 lekëve në fundjavë.

Ndërsa dollari amerikan është valuta që ka pësuar rënien më të ndjeshme në raport me lekun këtë javë. Monedha e gjelbër amerikane humbi 1.64 lekë nga fillimi javës duke u kuotuar në fundjavë në vlerën 106.73 lekë. Gjatë javës 20-26 korrik, franga zvicerane regjistruar një rritje të lehtë të vlerës kundrejt Lekut, teksa këmbehet në fund të kësaj jave me 115.41 lekë, kundrejt vlerës 115.37 lekë që shënoi të hënën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME