Categories Lajme

Kursi i këmbimit valutor vendas, i qëndrueshëm gjatë vitit 2020

Banka e Shqipërisë vëren se kursi i këmbimit valutor vendas rezultoi përgjithësisht i qëndrueshëm gjatë vitit 2020. Efekti i mbiçmimit të valutave kryesore ndaj lekut, ishte i pranishëm gjatë pjesës së pare të 2020, kohë kur u mbyll ekonomia për shkak të pandemia. Por  në gjatëmujorin e dytë të vitit Leku fitoj terren ndaj monedhave të huaja dhe luhatjet ishin  brenda parashikimeve të pritshmërisë të Banksë së Shqipërisë.

Në tremujorin e pare të vitit 2020, dollari amerikan u këmbye mesatarisht në vlerën 108.99 lekë në janar për të arritur vlerën më të lartë prej 116.96 lekë në fund të muaj mars 2020. Në të njëjtin trend u shfaq edhe euro.

Për periudhën janar- mars 2020 monedha e përbashkët europiane u këmbye në vlerën 121.97 lekë dhe arriti vlerën më të lartë 128.17 lekë në muajin mars. Goditja e pësuar në fund të muajit mars u amortizua brenda muajit pasardhës dhe treguesit e rrezikut në tregun valutor janë stabilizuar tashmë, duke konverguar drejt mesatares së tyre historike.

BSH vëren se, qëndrueshmëria e kursit të këmbimit dhe mungesa e nënçmimit të fortë të lekut pas përhapjes së pandemisë është diktuar nga tkurrja e deficitit tregtar gjatë kësaj periudhe. Kështu kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm që prej fundit të muajit prill, në një nivel lehtësisht më të lartë të Lekut se ai i fillimit të vitit.

Euro dhe dollari shënuan tendencë rënëse gjatë pjesës së dytë të vitit, ku më e fortë ishte tkurrja e monedhës së gjelbër gjatë muajit dhjetor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,  euro u këmbye  mesatarisht gjatë dhjetorit 2020 në vlerën 123.61 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit gusht.

Ndërsa rënien e fortë e dollarit, e ka zbritur atë në vlerën 100.85 lekë, duke iu afruar nivelit të 100 lekëve për herë të parë në më shumë se gjashtë vjet. Sipas BSH-së, që nga janari, monedha e gjelbër është nënçmuar me më shumë se 9 lekë, rënia e fortë e dollarit është përforcuar dhe nga dobësia e tij në tregjet ndërkombëtare, ku ai po luhatet afër niveleve me të ulëta të dy viteve e gjysmë ndaj euros.

Aktorët e tregut shprehen se, sezoni i funditvitit shoqërohet me një rënie të valutave, për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve, ndonëse këtë vit ky faktor është i dobët, për shkak të kufizimeve nga pandemia.

BSH-ja konfirmon se, treguesit e stresit në tregun valuator, luhatshmëria dhe spread-et e kuotimit, janë kthyer në vlerat e tyre normale. Gjithashtu, në treg nuk vërehen pozicionime të njëanshme për blerje apo shitje nga aktorët e tregut. Treguesi i anshmërisë dëshmon mungesën e pritjeve të njëanshme për mbiçmim apo nënçmim të lekut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME