Categories Lajme

Kush bën dy ose tre punë duhet të deklarojë të ardhurat… edhe nëse ato janë nën 2 milionë lekë

Aktualisht në Shqipëri,ata që kanë të ardhura vjetore më pak se 2 milion lekë nuk kanë detyrimin që të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave. Por duke nisur nga 1 janari,kjo dispozitë nuk do të aplikohet për individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës,pra që bëjnë dy apo tre punë.

Sikurse rezulton aktualisht, p.sh. individët e dy apo trepunësuar me paga nën 30 000 lekë nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale, pasi të ardhurat nga punësimi deri në 30 000 lekë nuk tatohen. Ndërkohë të ardhurat totale reale të tyre duke qenë se janë nga disa burime janë mbi këtë nivel.

Për të pasur trajtim të njëjtë tatimor ndërmjet individëve që i sigurojnë të njëjtën vlerë të ardhurash nga disa burime punësimi me ata që i sigurojnë vetëm nga një burim punësimi, propozohet që të jenë objekte të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të dyja kategoritë e individëve, duke dorëzuar deklaratë individuale vjetore të ardhurash edhe nëse realizimi i të ardhurave individuale vjetore është më i vogël se 2 milionë lekë” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Referuar të dhënave, numri i individëve që kanë bëjnë deklarata individuale vjetore të të ardhurave për vitin 2018 është 9 615, ndërkohë që numri i punëmarrësve që janë të punësuar në më shumë se një vend pune për vitin 2018 është 31 737 dhe për 9-mujorin e vitit 2019 është 35 558./SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME