Categories Lajme

Kush e solli përmbysjen në Kosovë? Avokat Ngjela: Shumë shpejt do të nisë në Tiranë

Avokat Spartak Ngjela në një analizë të postuar në faqen e tij në Facebook lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe ndryshimin e madh me fitoren e Albin Kurtit, paralajmëron se ujërat do të lëvizin edhe në Shqipëri. Por nga kush dhe në cfarë mënyre? Avokati pret drejtësinë e re për të pastruar politikën e vjetër. “Specialja e Kosovës, para disa muajsh, e pastroi rrugën në zgjedhjet politike të 14 shkurtit me arrestimin e krerëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ky pastrim solli përmbysjen e madhe të korrupsionit në Prishtinë. Pas kësaj, procesi duhet të vijojë në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Po SPAK-u i Shqipërisë, a do t’ua pastrojë rrugën shqiptarëve në zgjedhjet politike të prillit, duke arrestuar krerët e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organizuar në Shqipëri? Këtë po presin shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Shqipëria është tamam në kohë. A e din politika dhe ekspertiza amerikane këtë? Po Byroja Kombëtare e Hetimit, kur do të konstituohet plotësisht me hetuesit e saj?

Ne mendojmë se shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri procesi i likuidimit me akuzë penale për të gjithë të korruptuarit të politikës së lartë shqiptare, dhe të bandave të tyre. Në fakt, ky është vijim i procesit ligjor antikorrupsion në Shqipëri. Kjo është gjendja e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse ne këtë kahe lëvizjeje po ecën edhe Maqedonia e Veriut me shqiptarët, në procesin e shkatërrimit të gënjeshtrës shekullore për përqindjen e tyre në atë shtet, dhe për falsifikimin e prejardhjes së shqiptarëve.

Tani po kuptohet pse janë të çorientuar pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, sepse Specialja e Kosovës, para disa muajsh, dhe zgjedhjet e 14 shkurtit që e pastruan shtetin shqiptar të Kosovës nga beogradasit, po flasin për një epokë të re të shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Po në Tiranë. Në Tiranë po pritet me padurim që SPAK-u të fillojë arrestimet e korrupsionit të lartë shtetëror. Duhet të theksojmë se, të korruptuarit e Tiranës sot, në shumicën e tyre, beogradas dhe moskovitë janë. Shumë shpejt keni për t’i parë dhe dokumentat e zbardhura për ta; sepse edhe këta, të njëllojtë janë, mu ashtu si përgjatë këtyre dy shekujve të fundit, ku janë shitur drejt Beogradit thuajse të gjithë krerët e shtetit shqiptar” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME