fbpx
Lajme

Kush është bukuroshja që infektoi me covid Donald Trump, ishte në një avion me të kur…

Hope Hicks, një nga këshilltarët më të afërta të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar pozitive për koronavirusin dhe duket se ka infektuar edhe vetë Presidentin amerikan dhe bashkëshorten e tij Melania Trump. Hicks, e cila shërben si këshilltare e Presidentit dhe është midis një grupi të ngushtë këshilltarësh të tijt, doli pozitiv këtë javë pasi udhëtoi me Trump të martën për debatin e parë presidencial, në avionin Air Force One.

Pasi këshilltarja rezultoi e infektuar, familja Trump bëri testin dhe priti përgjigjen në karantinë, përgjigje që tregoi se të dy ishin infektuar nga koronavirusi. Në ndryshim nga Hick, e cila ka pasur shenja të sëmundjes, për çiftin Trump nuk dihet ende nëse ata kanë manifestuar simptoma. Trump tha se ai së bashku me Melaninë do të karantinoheshin, por nuk bëri të ditur nëse ata kanë nisur ndonjë trajtim mjekësor. Po ashtu ende nuk dihet nëse testit për Covid 19 i është nënshtruar apo jo Joe Biden, pasi ai qe në një debat për më shumë se 1 orë me Trump, dhe ku asnjëri prej tyre nuk mbante maska.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button