Lajme

VIDEO\ Kush është çifti që humbi jetën nga zjarri në Borsh, çfarë ka mbetur nga shtëpia

Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeçe janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën sot për shkak të asfiksisë nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre në Borsh, sigurohen pamje se çfarë ka mbetur nga shtëpia pasi u përfshi në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shtëpia është përfshirë në flakë pasi ngrohësja me korrent që të moshuarit përdornin ka marrë flakë e më pas zjarri u përhap në të gjithë dhomën ku ishte çifti. Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close