Categories Lajme

Kush është Edmond Crroj, dyshohet si shënjestra e atentatit ku humbi jetën nipi i tij (FOTO)

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme dhe 4 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar foton e dajës së viktimës Edmond Crroj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i këtij atentati ku ka humbur jetën Erion Çela 35-vjeç.

41-vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali. Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje d roge.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Ndërkaq ngjarja a ndodhur të martën e 4 janarit në lokal ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 35 vjeçar, është plagosur vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, daja Edmond Crroj 41 vjeç, miku i tij Arben Dani 46 vjeç dhe një klient që ndodhej në lokal 19 vjeçari Azbi Selimaj./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME