Categories Lajme

Kush është Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i republikës së Çamërisë

Festim Lato, President i vetëshpallur i republikës së Çamërisë, prej 25 vitesh jetonte në Holandë. Ai njihej si biznesmen, por edhe si një ndër aktivistët më në zë për çështjen çame.

I lindur në Vlorë, Lato, ishte zhvendosur në Holandë, ndërsa Republikën e Çamërisë, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, do të shprehej Festim Lato pak vite më parë.

Veprimtaria e Festim Lato ka tërhequr vëmendjen e mediave të ndryshme.

Në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato duke e cilësuar atë si një person të rrezikshëm për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin Grek se do ti shpërbëjë pasi nuk ja u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë Çame, ku shteti grek është në gjyq të hapur me Festim Lato në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit.

Në politiken greke, Festim Lato njihet si nje kripto Hebre, i cili është i lidhur ngushtë me Zionistët. Ndërsa politika shqiptare ka mbajtur thuajse qëndrim pasiv kundrejt Festim Latos dhe shpesh herë bllokues ku ai i ka bërë thirrje popullit që ti besojnë atij për një projekt që ai ka paraqitur për të krijuar një Shqipëri ku çdokush do ta kishte ëndërr të jetonte, duke përfshirë edhe territorin e Çamerisë.

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Shqiperia ime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME