fbpx
Lajme

Kush është gruaja nga Tirana që…

Rreth 1 milionë euro është vlera e dëmit të shkaktuar nga 64-vjeçarja Violeta Petro, e cila është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar financimin e projekteve të mëdha në fushën e ndërtimit.

Nga burimet mësohet se Petro premtonte vlera të mëdha financimesh nga një organizatë e huaj, kryesisht për projekte në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Një prej ndërtuesve që ka rënë preh e mashtrimit të 64-vjeçares mësohet se është dhe vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Evidentimi i gruas 64-vjeçare është kryer nga seksioni për krimin ekonomik dhe financiar në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku disa biznesmenë kishin kryer denoncime ndaj saj.

Që nga muaji qershor deri në korrik ndaj gruas janë kryer 7 denoncime në polici, me akuzën e përvetësimit të fondeve për përfitime personale, duke përdorur dhe emrin e një organizate të huaj.

Gjithashtu nga burimet mësohet se skema e përdorur për përvetësimin e fondeve ishte nëpërmjet llogarive bankare. Petro tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Denoncimet ndaj personave të ndryshëm që përfitojnë nëpërmjet mashtrimit, janë të shumtë në Drejtorinë e policisë Tiranë. Vetëm vitin e shkuar mësohet se janë proceduar penalisht 215 persona për veprën penale të mashtrimit. /oranews

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button