Categories Lajme

Kush është i riu që humbi jetën pasi makina kabriole u bë copa, në drejtimin e mjetit ishte një grua (Foto)

Kledis Deda është 26-vjeçari që humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Ellbasanin me Bradasheshin. Mjeti ku ai udhëtonte së bashku me një të re, që sipas Policisë është me inicialet F.B u shkatërrua plotësisht teksa u përplas me një minibus që po vinte nga Korça, 5 pasagjerë të të cilit mbetën të lënduar në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit, ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.

Gjatë ditës së djeshme u shënua një numër shumë i lartë aksidentesh, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Gjithçka nisi me aksidentin që ndodhi në orët e para të së dielës, ku mbeti v iktimë mbeti 24-vjeçari  DENIS Detgjonaj dhe u plagos pasagjeri në mjetin e tij Benz, që dyshohet se doli nga rruga për shkak të përgjumjes së viktimës.

Një tjetër aksident u shënua në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku mbeti viktime nje 62-vjecar. Ai po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip Renault që drejtohej nga një 44-vjeçar. Përplasja ka qenë e fortë për 62-vjeçarin, i cili ka humbur jetën menjëherë. Por numri i v iktimave i shkaktuar nga aksidentet nuk do të ndalej aty.

Rreth orës 15:20 të 3 Janarit, një makinë doli nga rruga në fshatin Gjorme te Vlores. Për pasojë u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Të dy këta persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por shoferi, me iniciale A.R., nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ne Lac një makinë doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarëse. Pas kësaj, mjeti shpërtheu në flakë, ndërsa policia njoftoi se si pasojë mori ndihmë mjekësore në spital vetëm pasagjeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME