Categories Lajme

Kush është i shumëkërkuari që u arrestua në Tiranë?!

Nje person i shumekerkuar eshte arrestuar ne Tirane te enjten.

Gazment Kusta, 35-vjeçari i njohur për policinë kërkohej për një ngjarje të rregjistruar në 17 shkurt 2021 ku Kusta së bashku me 3 persona të maskuar u futën brenda një lokali në Fushë Krujë të armatosur.

Me një shkop bejsbolli ata kanë dhunuar një shtetas të identifikuar si Elvis Elezi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Gentian Kusta, 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, beri me dije policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME