Categories Lajme

Kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në shelzong në Radhimë, kishte shkuar me pushime me familjen

Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur sot në Radhimë të Vlorës, ku një 49-vjeçar u gjet pa shenja jete në shezlong. Gazetarja Kodra raporton për “BW” se ka ndërruar jetë krejt papritur Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, Kujtim Shabani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se v  dekja e tij ka ardhur, për shkak të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.

Prej gati dy vitesh, mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Me v dekjen e mjekut Kujtim Shabani, Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha. Korça ka humbur njeriun më të dashur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME