
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u qëllua për vdekje nga një person i panjohur në një pritë të dielën në mbrëmje, në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, që mori katër plumba në kokë dhe bark e nuk mundi të mbijetojë. Sipas burimeve, v iktima quhet Keli dhe është nga Tepelena jo nga Vlora sic shkruante gazetari Shpëtim Zinxhiria , person me precedent p enalë.
Ai menaxhonte lokalin Dejavu në Athinë ku ftonte shpeshherë këngëtarë shqiptarë për të interpretuar. Disa orë para v rasjes, ai ishte duke drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho. Policia greke ka dyshime se v rasja e tij është një larje hesapesh midis bandash.