Lajme

Kush është shqiptari që u kap me 400 kg lëndë narkotike në Greqi

Mediat greke kanë zbuluar detaje nga operacioni ku u sekuestruan rreth 400 kilogram kokainë që kishte origjinën nga Ekuadori. Sipas të njëjtave burime operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë greke, Ekuadorit si dhe DEA-s amerikane. Besohet se kokaina ishte porositur nga mafia shqiptare, madje ishte bërë dhe pagesa.

Shqiptari i arrestuar ne Greqi me emrin “Ilia”, rezulton i arrestuar edhe më parë në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë. 41-vjeçari me shtetësi shqiptare e kombësi greke në bashkëpunim me një grek 63-vjeçar ishin krerët e grupit, përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe metodifikimin e transportit detar me velierë të kokainës.

Thuhet se grekët e tjerë e arrestuar kanë pasur rol dytësor në këtë rrjet të trafikut trafik. Kokaina ishte nisur nga Ekuadori kishte kaluar në Australi dhe më pas kishte përfunduar në Greqi. Dy arrestuarit e tjerë janë njëri pronar kafeneje dhe tjetri merret me shitje makinash. Droga do të blihej për 1.5 milionë euro.

ImageImageImageImage

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close