Categories Lajme

Kush është SHQIPTARJA që ka marrë 67 mijë euro nga Silvio Berlusconi (Emri)

Një shqiptare është vënë në shenjëstrën e Zyrës së Antiriciklimit të Banka Italias si person i lidhur me aferat e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qëndrës së djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane.

Emri i shqiptares Julinda Llupo datëlindja 1987, lindur në Tiranë e banuese në Itali është sinjalizuar nga UIF, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italias si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit ttë Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Policia italiane kundër pastrimit të parave, ka zbuluar se një pjesë e parave ishte përdorur nga shqiptarja për t’i paguar qiranë një magjistrati të Gjykatës së Kasacionit, Cosimo D’Arrigo. Një gjykatës i cili në vitin 2012 ishte anëtar i kolegjit i cili konfirmoi lirimin e ish-kryeministrit në një nga çështjet e gjyqit Mediatrade të vendosur nga Milan Grup.

Më 27 shkurt 2020 ka nisur transferta e parë bankare nga llogaria rrjedhëse, pagesat ishin të rregullta. Në të njëjtin muaj janë dërguar edhe transferta të tjera për persona të ndryshëm. Gruaja e pyetur nga gazetarët nuk ka shpjeguar arsyen e këtyre dhuratave. Informacioni i mbledhur sqaron se ajo është aksionerja e vetme e një kompanie: L3L-Co, aksionet e së cilës iu shitën nga partneri i saj disa muaj më parë. Një kompani e specializuar në Bed & Breakfast.

Në qershor 2020, gruaja urdhëroi një transfertë bankare prej 2,500 euro në favor të llogarisë rrjedhëse të një magjistrati, Cosimo D’Arrigo, i cili në vitin 2012 ishte një nga anëtarët e kolegjit që vlerësoi ankesën. me të cilin kishte kundërshtuar lirimin e vendimit të gjyqtarit në procedurën e dytë të quajtur “Mediatrade” për të drejtat televizive./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME