Lajme

Kush është “Suçi”, 23 vjeçari që Kasandër Noga përdori në tre atentate nga Brukseli në Tiranë, si ngatërroi shënjestrën

Dëshmitë e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj zbardhen disa krime në Shqipëri, por edhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të Kasandër Nogës, i cili tashmë ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Bëhet fjalë për “killerin” 23-vjeçar Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, të cilin e ka përdorur në tre atentate, dy prej tyre në Shqipëri dhe një në Belgjikë.

Më 4 Janar të këtij, Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi ishte autori i atentatit në “Bon Bosko” në kryeqytet, porosi e marrë nga Aleksandër Noga. Në atë ngjarje u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona dhe mbeti i vrarë  Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur i vëllai i tij, daja, kamarieri dhe një person tjetër.

Kevin Zeneli ishte porositur për të vrarë Geron Hasanbelliun, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Për atë vrasje ishin rekrtutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj për ta kryer por në fund nuk kishin rënë dakord dhe u krye nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.

Kevin Zeneli alias Suçi nga hetimet del edhe si autor i vrasjes së Arben Merkurit, i njohur ndryshe si ‘Maneci’, ngjarje e ndodhur në maj të këtij viti. Edhe në këtë atentat, ai është ndihmuar nga dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Por, këto nuk ishin krimet e vetme të 23-vjeçarit. Sipas Policisë, ai rezultonte më herët në kërkim ndërkombëtar për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Bëhet fjalë pikërisht për atentatin e ndodhur ndaj Erion Hasanbellit, i cili u plagos në Bruksel me breshëri plumbash, ngjarje kjo e ndodhur në 12 Qershor të këtij viti. Pavarësisht se e qëlloi me 6 plumba mbi trup, Kevin Zeneli alias Suçi dështoi ta linte të vdekur shënjestrën në atë atentat.

Mesa duket, Kevin Zeneli është përdorur edhe në këtë ngjarje nga Kasandër Noga, i cili me Erion Hasanbellin ka një histori të vjetër hakmarrje, e shënjuar me vrasje dhe plagosje, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Por teksa porositësi Aleksandër Noga ndodhet pas hekurave në Belgjikë, “ushtari” i tij Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi vijon të jetë ende i lirë.

Ai u shpall ditën e sotmme në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close