Lajme

Kush ishte Heroina Mehmetaj, vetëvrasja e të cilës po lidhet me ngjarjen në Deçan

Heroina Mehmetaj i kishte dhënë fund jetës në qershorin e vitit të kaluar, duke u vetëvarur. Ajo ishte gjetur e vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Heroina ishte studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Pejës, bursiste me notë mesatare 9.2. Prokurori Haxhi Sinanaj kishte konfirmuar se 20 vjeçarja Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan i Deçanit i kishte dhënë fund jetës, duke u varur në litar.

Motivet që e kanë shtyrë drejt vetëvrasjes ishte thënë se nuk diheshin. “Shkaku për momentin nuk dihet, autopsia ka dëshmu që kemi të bëjmë me vetëvarje, e ka varë veten në litar. Për motivet që e kanë shtyrë, për momentin nuk jemi në dijeni”, kishte deklaruar Sinanaj. Vdekja tragjike e Heroinës e preku jo vetëm familjen, por edhe shoqërinë e saj. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ishte shprehur i tronditur nga kjo vetëvrasje.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan. Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, kishte shkruar Ramosaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close