Lajme

Kush janë dy burrat që u bllokuan brenda pusit, policia: Nxirren me shenja jete dhe nisen drejt spitalit (EMRAT)

Dy persona të moshave 33 dhe 38 vjeç kanë rënë në një pus uji mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.Personat e bllokuar brenda në pus janë shtetasit Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj.

Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga pusi me shenja jete dhe më pas ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi: “Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close