Categories Lajme

Kush kryen një krim brenda familjes apo ndaj të miturve nuk do të përfitojë ulje të dënimit, ja propozimet për ndryshimin e Kodit Penal

Kush kryen një krim brenda familjes apo ndaj të miturve nuk do të përfitojnë nga ulja e dënimit. Janë këto ndryshimet në pr/ligjin e Kodit të Procedurës Penale të depozituar në Kuvend.

Propozimet për ndryshim të Kodit të Procedurës Penale përfshijnë krimet e rënda kundër të miturve dhe familjes.

Sipas këtij projektligji personat që ushtrojnë dhunë në familje dhe krime kundër fëmijëve nuk do të kenë mundësi të përfitojnë ulje dënimi prej gjykimit të shkurtuar.

Deri më tani kushdo që kryen vepra të tilla dënohej me 5 vite burg dhe në rastin e ripërsëritjes me 10 vite burg, por që me dënimin e shkurtuar ky dënim shkonte në 3.5 vite burg dhe në rastin e ripërsëritjes në 6 vite burg.

Me ndryshimet e propozuara, dhuna brenda familjes dhe të miturve do dënohet me 5 vite burg dhe ripërsëritësit me 10 vite burg. Në rastin kur kemi vrasjen e një të mituri, dënimi ndaj autorit ishte nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm, por që me gjykimin e shkurtuar zbriste në 16 vite.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale vijnë pas pyetësorit  të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

“Ratio i këtyre ndryshimeve ka të bëjë me mospërfitimin e uljes së dënimit që vjen si pasojë e pranimit të gjykimit të shkurtuar dhe për t’u dhënë një përgjigje ndëshkuese, veçanërisht të rëndë, krimeve që bartin rrezikshmëri të theksuar shoqërore”.

Në relacionin bashkangjitur pr/ligjit thuhet se kjo praktikë ndiqet edhe në Itali, sipas të cilit nuk lejohet gjykimi i shkurtuar për krime të tilla./ Tv Klan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME