Categories Lajme

Kush po i kryeson zgjedhjet në SHBA, ku pritet që të vendoset fituesi

Rezultati i garës presidenciale, mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan Donald Trump, po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Deri më tani Biden ka një avantazh me 7 vota elektorale kundrejt Trump, ndërkohë që vijon numërimi në disa prej shteteve që do të jenë deçizive. Presidenti aktual Trump ka fituar shtetin e Teksasit në sondazhet e fundit, duke arritur të sigurojë edhe 38 vota të tjera. Me këtë fitore të radhës të projektuar nga CNN, Trump shkon në kuotën e 213 votave elektorale përballë Biden që ka 220 të tilla, dhe është duke udhëhequr me një rezultat të ngushtë.

Secili prej kandidatëve që arrin 270 vota elektorale, do të jetë praktikisht dhe fituesi i zgjedhjeve. Rezultati pritet të vendoset në shtetet e fundit që kanë mbetur ende pa një shifër përfundimtare, pra në shtetet e: Arizona, Nevada, Wiscoins, Michigan, Pennysylvania, Karolina e Veriut, Georgia, Alaska dhe Maine.

Shtetet ku janë numëruar shumica e votave:

Florida janë numëruar 96% të votave, Trump 51.2%, Biden 47.8%

Në Washington janë numëruar 87% e votave, kryeson Biden me 60.9%

Në California janë numëruar 62% e votave, udhëheq Biden me 68.1%

Në Louisiana janë numëruar 87% e votave, kryeson Trump me 61.4%

Në Pennsylvania janë numëruar 61% e votave, kryeson Trump me 56.9%

Në Colorado janë numëruar 86% e votave, kryeson Biden me 56.3%

Në Arkansas janë numëruar 93% të votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Illinois janë numëruar 64% e votave, udhëheq Biden me 55.7%

Në Michigan janë numëruar 54% e votave, kryeson Trump me 54%

Në Arizona janë numëruar 76% e votave, udhëheq Biden me 53.6%

Në New York janë numëruar 82% e votave, udhëheq Biden me 58.6%

Në Oklahoma janë numëruar 95% e votave, udhëheq Trump me 65.4%

Në Tennessee janë numëruar 99% e votave, kryeson Trump me 61.1%

Në Georgia janë numëruar 81% e votave, kryeson Trump me 53%

Në Kansas janë numëruar 86% e votave, udhëheq Trump me 56.2%

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, kryeson Trump me 50.1%

Në Vermont janë numëruar 92% e votave, kryeson Biden me 65.3%

Në Ohio deri më tani janë numëruar 89% e votave, kryeson Trump me 53.3%

Në Virginia janë numëruar 80% të votave, Trump udhëheq me 51%

Në Indiana janë numëruar 80% e votave, kryeson Trump me 59.1%

Në Kentucky janë numëruar 96% e votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Texas janë numëruar 91% e votave, Trump udhëheq me 52.3%

Si Biden ashtu edhe Trump kanë reaguar pas zgjedhjeve, duke u shprehur optimist në fitoret e tyre. I pari që reagoi ishte Biden, i cili foli nga shteti i Delaware para mbështetësve të tij. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Biden u shpreh optimist duke thënë se janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

“Mirëmbrëma Delaueire. Durimi juaj është për të duruar, por nuk e prisja të shkonte gjatë. Ne ndihemi mirë për atë ku jemi. Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet.

Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve”, tha Biden. Pas deklaratës për shtyp që bëri kandidati demokrat, Joe Biden ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump. Trump ka preferuar që reagimin e tij të parë pas votimit në SHBA ta bëjë me anë të një postimi në Twitter. “Unë do të bëj një deklaratë për shtyp sonte. Një fitorë e madhe”- shkruan Trump në Twitter.

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi të mëvonshëm në Twitter ka shkruar se po ekzistojnë parregullsi në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka pretenduar fitore të madhe, ndërsa shton se disa persona kanë dashur të votojnë pas kohës së lejuar të zgjedhjeve.

“Ne jemi përpara, mirëpo ata po tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë kurrë ta bëjnë këtë gjë. Votat nuk mund të dorëzohen pasi votimet të mbyllen”, ka thënë ai. Por Twitter ka vendosur që të bllokojë postimin e Trump, duke i vendosur një etiketë të diskutueshme lidhur me përmbajtjen e tij, dhe duke mos e lejuar presidentin që ta shpërndajë atë në Facebook, apo të shpërndahet nga të tjerë persona.

Në një deklaratë lidhur me këtë, Twitter tha, “Ne vendosëm një paralajmërim në një Tëeet nga @realDonaldTrump për një postim potencialisht mashtrues në lidhje me zgjedhjet. Ky veprim është në përputhje me politikën tonë të Integritetit Qytetar.” Vazhdimisht Twitter ka vendosur që të bllokojë postime të Trump, me pretendimin se ato mund të nxisin trazira në SHBA, duke qenë se janë të pavërteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME