Categories Lajme

Kush preket më shumë nga syri i keq? Teologu zbulon ekzistencën e një energjie negative që mund të ndikojë tek tjetri (Çfarë duhet të dini)

Teologu Miron Cako ka treguar se syri i keq ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë negative të njeriut që mund të ndikojë tek një person tjetër. Sipas teologut përtej kësaj bote ekziston një tjetër e padukshme dhe se njerëzit lakmitarë dhe ziliqarë preken nga kjo energji negative.

“Njeriu në vetvete nuk ka energji, është si një enë që mbart energjinë dhe e përcjell si pozitive dhe negative. Syri i keq është energjia negative që vjen nga forcat demoniake dhe qëndron tek njerëzit lakmitarë, egoistë, ziliqarë. Duke patur këtë energji që se dinë se nga e kanë, e përcjellin kur shikojnë diçka me lakmi.

Kisha Ortodokse e pranon syrin e keq dhe ka lutje të veçanta për prishjen e syrit të keq. Ekziston dhe njerëzit kanë shumë problematika dhe ndoshta rrezikon dhe jetën. Di dhe njoh shumë njerëz që e kanë pësuar nga syri i keq, disa kanë patur dhe fatalitete sidomos fëmijë që vuajnë më tepër nga syri i keq. Syri i keq sjell shumë dëme dhe fatkeqësi tek njerëzit.“, tha ai në ABCNeës.

Si mund ta dallojmë kur bëhet fjalë për syrin e keq? “Një ndër shenjat është kur njeriu është mirë dhe ndjen një dhimbje koke, përshtjellim nervor, psikologjik ose një sëmundje që nuk i gjendet origjina. Përshembull shkon tek mjeku dhe të dalin mirë analizat. Kjo forcë e errët që se kapin aparaturat ka nevojë të largohet me urdhër hyjnor dhe i lutemi perëndisë të largojë energjinë negative nga x person. Mund të jetë një çift i lumtur dhe zihen për asgjë, apo duke ecur në rrugë dhe papritur rrëzohesh.”, shtoi teologu.

Më tej, ai thotë se nuk duhet besuar në astrologji, pasi sipas tij kjo në fakt e devijon njeriun nga Zoti dhe e lidh me demonët. ” Planetet janë trupa qiellorë që lëvizin në bazë të ligjeve fizike dhe nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek njeriu. Astrologjia dhe horoskopi është një bestytni por kur njeriu beson këto shkëputet nga Zoti që është krijuesi dhe lidhet me energjitë demoniake që tallin njeriun dhe e devijojnë atë nga Zoti.

Na shkëpusin me perëndinë, ai i kontrollon jetët tona. Si mundet të besojmë se lëvizja e Hënës, Jupiterit, Marsit ndikon në jetën tënde, në marrëdhëniet shoqërore, është absurditet. Këto janë gjëra pa shpirt, njeriu duhet të ushqehet nga arsyeja dhe jo nga disa bindje të verbra. Këto vinin nga paganizmi ku njerëzit ishin primitivë por sot kur kemi mësuar shkencë dhe të besojmë se lëvizja e planeteve ndikon tek neve është absurditet.”, shtoi ai.

Nga vjen “syri i keq”? Teologu thotë se janë demonët, krijesa intelektuale që futen tek njerëzit dhe transmetohen energjinë negative nëpërmjet fjalëve, shikimit ose adresimit. Sipas tij, hudhra, patkoi, syri blu, plumbi apo shenja të tjera që përdoren nga njerëzit për t’u mbrojtur nga magjia e zezë nuk janë asgjë tjetër veçse bestytni dhe objekte që në fakt tërheqim frymën demoniake. Ai thotë se vetëm besimi në Zot mund të na çlirojë nga energjia negative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME