Lajme

Kushi: Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS një njoftim të rëndësishëm. Ajo bëri me dije se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë.

Gjithashtu, ajo tha se do të marrë fund edhe mësimi me dy turne nëpër shkolla.

Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze. Mandati i tretë shënon fundin e shkollave me dy turne.

Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: