Categories Lajme

Kuvendi miratoi ligjin, Alabbar flet nga Dubai: Porti i Durrësit do të jetë projekti më i mirë, nga të gjithë që kemi bërë rreth botës

“Mohamed Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe. Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.”

Kështu shkruan revista javore “Arabian Buisness”, pasi Kuvendi ka miratuar pas mesnate ligjin për transformimin e Durrësit. Vetë sipërmarrësi Mohamed Alabbar ka thënë në intervistë për revistën që publikohet Lindjen e Mesme, se ky do të jetë ndër projektet më të mirë që kompania e tij ka bërë.

“Një histori e pabesueshme në sfondin e atij që do të jetë një destinacion krejt i ri luksoz. Kemi realizuar shumë projekte ndër vite rreth botës, por nuk kam dyshim se pikërisht ky do jetë absolutisht më i miri ndër ta”, është shprehur sipërmarrësi arab Mohamed Alabar.

I njohur si “ Durres Yachts and Marina ”, ai po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2”.

“Është një game-changer, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë, në negociata, për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni një tjetër që t’i ngjajë”, është shprehur Alabbar.

Zhvillimi do të akomodojë jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Projekti do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, dhe 170 dyqane tregtare, po planifikohen gjithashtu. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i themeluar në vitin 627 pes, shkruan ndër të tjera revista javore “Arabian Buisness.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME