Categories Lajme

Kuvendi miraton dy aktet normative për vaksinat kineze

Kuvendi miraton dy aktet normative për vaksinat kineze. Nëse nuk miratohen ne Parlament brenda 45 ditëve nga miratimi ne qeveri humbasin fuqinë ligjore.

Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë ndërprenë fushatën elektorale dhe u rikthyen në Kuvend për të miratuar aktet normative, të cilat i dhanë dritën jeshile përdorimit të vaksinës kineze në Shqipëri.

Para se ligjvënësit te vulosnin aktet, zëvendës ministrja Mira Rakacolli  ndau me ta të dhenat e komitetit  vlerësues të efektshmërisë së 4 tipeve të vaksinave te cilat janë përdorur në vendin tonë.

Mira Rakacolli: Vaksina e Sinovac, ajo ju është aplikuar shumë njerëzve dhe nuk ka absolutisht asnjë efekt anësor. Në një kohë që nga vaksinat Pfizer rreth 80% e njerëzve kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit, një pjesë më e vogël ka pasur temperaturë, një pjesë tjetër ka pasur edhe zhvillim të gjendrave limfatike, kryesisht nën sqetull. 4 raste kanë qenë me edenë të laringut edhe edenë të gjuhës dhe disa raste të cilat kanë pasur reaksione alergjike.

Në një kohë që nuk kemi asnjë event madhor që mund të ishte një humbje jete apo një shtrim në spital për shkak të pasojave të të gjitha llojeve që tashmë janë aplikuar, pra AstraZeneca, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME