Categories Covid-19, Lajme

Kuvendi miraton sot vaksinat ruse

Parlamenti miraton sot aktin normativ që zgjeron mundësinë për negociata të qeverisë shqiptare me kompani të ndryshme të çertifikuara për vaksinat antiCOVID. Sipas maxhorancës kjo i hap rrugën sigurimit të vaksinave, për të nisur vaksinimin masiv të popullatës.

Ndërkohë dje në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë vaksinat e para ruse, Sputnik. Në fjalën e saj në Parlament, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kërkoi miratimin e këtij aktin, si një mundësi për të filluar sa më parë vaksinimi masiv i qytetarëve.

“Akti normativ që ne miratojmë sot, i ka hapur rrugë negociatave me kompani prodhuese, me distrubutorë të autorizuar të vendeve të cilët kanë çertifikimet e duhura, në mënyrë që ne të kemi disponibilitet në vaksina dhe të vijojmë me planin tonë të vaksinimit dhe me intensifikimin e tij, për të arritur tek vaksinimi masiv, i cili është objektivi ynë kryesor, në mënyrë që gjatë muajve të verës të kemi një lloj lehtësie”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënviozi se më fillimin e vaksinimit masiv, objektivi është të vaksinohen nga 10 mijë në 15 mijë qyetarë në ditë.

“Jemi duke punuar në mënyrë që edhe kapacitetet tona t’i kemi të përgatitura, që të kemi mundësi të aplikojmë nga 10 deri 15 mijë vaksinime në ditë, në mënyrë që të kemi mundësi të vaksinojmë shpejt popullatën”, tha Manastirliu. Ministrja raportoi se vendin tonë deri tani kanë mbërritur mbi 90 mijë doza të vaksinave antiCOVID, Manastirliu tha se me dozat e ardhura dje të vaksinave Sputnik, do të vijojë vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME