Lajme

Kuvendi ngelet pa energji elektrike, komisionet vijojnë mbledhjen pa drita

Disa minuta pa energji për Kryesinë e Kuvendit. Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.

“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.  Ndërsa deputetja e PS Ermonela Felaj që ishte duke folur tek Ligjet tha se masat janë marrë si duhet. “Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: