Lajme

Ky është 18-vjeçari, shoku i të riut që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Tiranë

A2CNN ka siguruar pamjet nga salla e gjyqit të Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi, pas një sherri mes tyre disa ditë më parë në Tiranë.

Maze duket i qetë në sallën e gjyqit, kur pritet të merret masa në ngarkim të tij. Kujtojmë se adoleshenti, në bashkëpunim me 18-vjeçarin Axel Hoxhaj goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close