Lajme

Ky është 24-vjeçari që u plagos në Berat, jetonte prej vitesh në Londër

Është zbuluar identiteti të riut që u plagos mbrëmë në Berat. Personi që shihni në foto është 24-vjeçari, Tajar Fetiu, i cili është qëlluar me gjashtë plumba, teksa ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, sipas mediave televizive. I plagosuri Tajar Fetiu është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e p lagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë,  një person i a rmatosur i ka dalë para dhe e ka q ëlluar të paktën 6 herë.

Dy p lumba i ka marrë në g joks, të cilat edhe i rrezikojnë jetën. 24-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje apo autori. Policia pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur në qytetin e Bertait dhe po punon për zbardhjen e identitetit të autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close