Lajme

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin në Lezhë (Emri)

Burime zyrtare nga policia thanë se një automjet tip ‘Ford Fiesta’, që drejtohej nga Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke iu përplasur me një mur rrethues në fshatin Manati.

Si shkak i përplasjes së fortë shoferi ka humbur jetën, ndërsa është plagosur pasagjeri Nikolli Gjini.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: