Lajme

Ky është kandidati për deputet në Qarkun Vlorës, për Partinë Demokratike Atird Hoxha

Kjo ëshë faqja zyrtare e kandidatit për deputet në Qarkun Vlorë, për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Z.Atird Hoxha. Atird Hoxha u lind më 13 dhjetor 1984 në Vlorë. Atird Hoxha ka kryer shkollën 8-vjeçare “Lef Sallata”, si dhe shkollën e mesme të përgjithshme “Ali Demi” në Vlorë.

Në vitin 2005 Z. Hoxha nisi studimet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe në vitin 2009 mori titullin “Jurist”.

Atird Hoxha është i martuar me Znj.Lindita Liçaj dhe ka dy fëmijë, Drin Hoxha dhe Edita Hoxha. Z.Hoxha vjen nga një familje e vjetër qytetare vlonjate.

Veprimtaria e tij profesionale: 2009- 2010 Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë.

2010-2013 Specialist/Zv.Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë.

2014 e në vazhdim ushtron profesionin e Avokatit.

2015-2019 Anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë, përfaqësues i Partisë Demokratike.

2017 e në vazhdim është angazhuar pranë Qendrës Kërkimorë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”

Aktiviteti politik:

  1. Atird Hoxha iu bashkua Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2001 si kordinator i shkollave te mesme për qytetin e Vlorës. Karriera e tij brenda Forumit Rinor të Partisë Demokratike kulmoi me zgjedhjen e tij si kryetar i FRPD Vlorë në vitn 2013. Prej viti 2013 Z. Hoxha është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dega Vlorë. Në vitin 2015-2019 ka përfaqësuar zgjedhësit e Partisë Demokratike si anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë Vlorë.
  2. Atird Hoxha nga viti 2016 deri në viti 2018 ka qenë Sekretar i marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike, Dega Vlorë. Prej vitit 2019 është Nënkryetar në Partinë Demokratike, Dega Vlorë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: