fbpx
Lajme

Ky është momenti kur Trump braktis intervistën

Është bërë publik momenti kur presidenti Donald Trump ka lënë në mes intervistën në emisionin “60 minuta”, pasi sipas tij pyetjet që i janë bërë, kanë qenë më të sikletshme se ato për Joe Biden.

Refuzimi i Trump për të ndjekur pyetjen e gazetares Lesley Stahl shkaktoi trazira në mediat sociale dhe ishte vetë presidenti ai që vendosi që të bënte publike videon.

“Shikoni paragjykimin, urrejtjen dhe vrazhdësinë në emisionin 60 Minutes,” tha Trump.

Presidenti u largua nga intervista pas 45 minutash, duke i thënë rrjetit se besonte se i kishte dhënë atyre mjaft material para se t’i akuzonte për njëanshmëri ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

“Nuk është e drejtë. Këtë e bëni me mua, ndërsa me Biden flisni me të butë”, shprehet Trump në video, ndërsa gazetarja mundohet që të ruajë qetësinë, por i kërkon që të shmangë krahasimin me Biden.

Në këtë çast ndërhyn producenti që thotë se s`ka dhe shumë kohë dhe se duhet të vijojnë me përgjigjet, e fiks në këtë ccast presidenti zgjedh të largohet nga studio.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button