Lajme

Ky është personi që goditi me grusht në mes të turmës Berishën

Teksa po i afrohej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet protesta e opozitës, një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë, duke e gjakosur. Autori është Gert Shehu, 31 vjeç. Ai iu afrua turmës me vrap dhe goditi edhe disa operatorë të mediave për t’i hapur rrugën para se të mbërrinte para kryetarit të PD, duke e goditur në fytyrë.

Ky është personi që goditi me grusht në mes të

Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e tij dhe mbështetës të tjerë, të cilët e rrahën personin duke e goditur me grushte dhe shkelma dhe është transportuar në spitalin e Traumës. Ai është arrestuar në spital.

Pas sulmit të bërë ndaj Berishës, Shehu është arrestuar nga policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close