Lajme

Ky është qyteti që shënoi sot temperaturën më të lartë të kësaj vere në Shqipëri

Sipas meteorologëve, sot është dita e fundit e valës së të nxehtit që mbërtheu Shqipërinë për më shumë se dy javë. Dhe pikërisht sot u regjistrua edhe temperatura më e lartë e kësaj vere deri më tani, që ishte 43.6 gradë Celcius. Sipas MeteoAlb, qyteti që e shënoi këtë temperaturë ishte Elbasani dhe pas tij Berati me 43.4 gradë C.

Megjithatë, sinoptikani Hakil Osmani tha për Tv Klan se nga nesër temperaturat do të bien ndjeshëm.

“Do të kemi ndryshim të tablosë termike dhe kjo vjen si pasojë e një mase ajrore të ftohtë nga veriu i kontinentit europian, po zbret drejt pellgut të Mesdheut duke bërë që të kemi ndryshim të menjëhershëm të temperaturave me të paktën 7 apo 8 gradë Celsius”, tha Osmani.

Në ditët e fundit të korrikut dhe 10 ditëshin e parë të gushtit do përjetojmë temperatura kryesisht tipike të stinës. Gjatë kësaj jave, problematike do të jetë era që do rrezikojë edhe përhapjen e zjarreve në vatrat aktive në Fier dhe Vlorë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close