Lajme

Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi ish të dashurën 20-vjeçare në Vlorë

Udhëtoi nga Shkodra në Vlorë për tu sqaruar me të dashurën, e cila kishte vendosur të ndahej. Fadil Likaj 30 vjeç sa duket nuk e ka pranuar dot refuzimin e 20 vjeçares nga Berati. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me një p lumb p istolete vajzën K.Z.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku një djalë ka plagosur me a rmë zjarri një vajzë e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët e shumtë tregojnë se autori ishte i ulur në lokal. Pak minuta më pas ka mbërritur vajza. Debati mes të dyve ka nisur menjëherë.

Mësohet se Likaj e ka tërhequr zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën. E ka qëlluar me një p lumb afër kokës. Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: