Categories Lajme

“Ky shtet po vret personat në rrugë”, denoncojnë qytetarët: Prej ditësh i sëmurë, spitali i Traumës nuk pranon të mjekojë të moshuarin, e nxjerrin në rrugë (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në redaksinë e FaxNews ka mbërritur një denoncim ku një qytetar ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banonte i vetëm në shtëpi i ka kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore për ndihmë dhe ata nuk kanë pranuar.

Denoncuesit, komshinjë të qytetarit të cilit nuk i është ofruar shërbimi, tregojnë për FaxNews se si ambulanca refuzoi fillimisht të merrte qytetarin për të cuar në spital, pasi ai nuk ishte pastruar.

Ndërkohë pasi komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, ata e cuan në spitalin e Traumës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.

Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rastin, ndërsa menjëherë kanë telefonuar redaksinë e FaxNews ku i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin të moshuarin dhe ta mjekojnë, pasi nuk e dinë se nga cfarë vuan.

30 minuta pas denoncimit në FaxNews, ambulanca e ka marrë sërish të moshuarin dhe nga Spitali i Traumës e kanë dërguar në Spitalin Nënë Tereza.

“Komshiu jonë u bë tre ditë që nuk dilte nga shtëpia dhe hapëm portë të shohim se cfarë kishte. Në momentin që hymë e pamë ai ishte në gjendje kome, morëm ambulancën, erdhi e pa dhe tha që nuk mund ta marrim pa la pa ndrru kshu sic është ky. Se ai kishte ndenj tre ditë atje dhe i kishte bë të gjitha gjonat aty. Iku ambulance, tha merrni bashkinë, erdhi bashkia dhe pruni kta të gjendjes sociale, po ai skishte nevoj me hengër buk. Pas kësaj e lamë, e ndërruam, morëm ambulancën prap dhe erdhi e mori, e na tha merrni policinë, po skemi pse të marrim policin se ai është sëmurë.

Ambulanca me shumë debat e coi në spitalin ushtarak. Vij sot në mëngjes për ti cuar ndonjë gjë për të hëngër dhe kur shikoj te spitali këta e kishin lënë në korridor, pa i bo asnji gjë, as skaner, as serum, asgjë. Pas kësaj, ik më thanë mu, merre me vete, firmos dhe merre me vete. I thash nuk e marrë, ku ta coj unë. Pas kësaj, ika prap te shtëpia dhe erdha këtu, kur e gjej në rrugë të madhe. Se si ka ardhur nga spitali ushtarak në rrugë të madhe, mua s’ma jepshin pa firmë dhe tani e kanë nxjerrë pa firmë, këtë e di spitali. Tashi a është ky spitali që duam ne? Nuk e di. A është ky shërbimi që duam ne? Nuk e di.

Nëse ka përgjegjës duhet të merren, ka njerëz a s’ka njerëz, njeri është edhe ai. Edhe ai ka paguar taksat për këtë shëndetësi. Kshu që për këtë punë, morëm gazetarët dhe ti japin një zgjidhje gazetarët. Ose të ma japin me firmë mu dhe ta coj te kryeministria edhe ja coj Edi Ramës mu përpara kryeministrisë dhe ta marrë ai, se unë skam ku ta coj. Thjesht si komshi, për të bërë një të mirë u mundova dhe këta e kanë lënë midis rrugës.

Nuk i kanë bërë asnjë gjë. Më pyeste mua doktori, ca ka dhe i thashë nuk jam doctor dhe me dit me i bë shërbimin nuk e sillja te ju. Ne morëm ambulancën qëndrore dhe na dha spitalin ushtarak, ja tek është a ka nevojë për spital ushtarak a për infektiv unë se di. Kishte ditë që nuk dilte nga shtëpia edhe në u bëm merak edhe u futëm brenda. Ja gjendja e të sëmurit, sdi ca të them më tepër.”, u shpreh komshiu.

“Jam një qytetar si zotëri që është në tokë i shtrirë. I bëj thirrje të gjithë ministrisë së Shëndetësisë, shtetit, organeve përkatëse se jemi njerëz, kemi gjak. Jemi dhe ne njerëz, banorë që jetojmë cdo ditë si taksapagues, me cdo gjë duke pagujt. Edhe ne kërkojmë një mbështetje të paktën shëndetësore, asnjë gjë tjetër. Të vijë ambulanca ta marri edhe ta hedhi kshu në rrugë, ky është një shtet kriminel.

Ky është një shtet që po i vret vet personat në rrugë, ky është një shtet që unë vet nuk di ca ti them. Si do jetoj nesër pasnesër fëmija im?! Si do jetoj unë, cfarë garancie kemi në këtë vend? Nga i madhi te më i vogli, nga ministria e Shëndetësisë deri te kryeministri te Edi Rama dhe kushdo që të vij në pushtet, vini dorën mbi popull, vini dorën mbi organet përkatëse në spitalet të cilët po vazhdojnë po mbajnë njerëz të papërgjegjshëm të cilët kanë mbaruar një shkollë me lek edhe nuk di cfarë të them për ta edhe shiko gjendjen e popullit se ku është.

Nuk është rasti i vetëm, ke plot raste në të gjithë Shqipërinë që po vuajnë dhe po vdesin rrugve. O popull mos e bëni, mos e bëni, mos e bëni, mendoni për familjen tuaj, për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj. Cfarë garancie keni?”, përfundoi qytetari tjetër.

“Unë quhem Besnik Ruca, unë këtë e kam mik, jam rrit me të. Jam komshi i qytetarit. Ka pothuajse mbi 15 ditë që është në këtë gjendje. Kemi marrë dje ambulancën, sic e kanë marrë me 500 llae si qen dhe si qen e kanë lënë këtu rrugve.

Asnjë lloj ndihme nuk ka marrë. Nuk na kanë dhënë asnjë sqarim. Ca ka, ca ska, pse rri kështu. Në spital e kemi cuar të mësojmë ca ka. Ai mund të ketë, largqoftë nai koronë, nai gjë, si e nxjerr ti ? Nuk na dhanë sqarim, pse nxehesh pse kshu, nëse do ta marrësh hudh i firm ktu dhe nxirre na thanë policat. Po si me e marrë më, ja ai me kovid, ja tma ngjisi mua ai, fëmijëve të mi. Asigjë nuk i bën, as tampon asgjë. Ai po të kishte kovid, si e lë ti këtë qytetrë të shtrir në rrugë me kovid. U bë 40 minuta i shtrirë këtu.

Vajtëm ta vizitonim ai ishte jashtë spitalit, duke ndenj te stoli. Ai i sëmurë si e nxjerr ti në stol. Dun lek ca dun? Ne skena. Ska marrë asnjë gjë. Si e kanë nxjerrë jashtë spitalit? Ai srri dot në byth, shife.”, përfundoi denoncuesi.FaxNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME