Lajme

La atdheun për tu bashkuar me fëmijët në Itali, shqiptari përplaset nga makina dhe humb jetën

Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi qëndroi më shumë se një javë i shtruar në spital.

Zyhdi Hyka u përplas nga një makinë më 19 dhjetor teksa po kalonte rrugën në këmbë. Pas disa ditësh në repartin e kujdesit intensiv, 58-vjeçari nuk arriti t’ia dilte.

Hyka po kalonte në vijat e bardha kur u përplas nga një Audi Q3 qe drejtohej nga një 25-vjeçar nga Sassuolo.

Prokuroria Publike e Modenës do të hapë një çështje penale ndaj drejtuesit të makinës.

58-vjeçari shqiptar kishte disa muaj që kishte migruar në Itali së bashku me gruan dhe ishte ribashkuar me 2 vajzat dhe djalin e tij që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close