
Në port edhe superjahti luksoz “Katar”
Porti i Durrësit vijon të vizitohet nga anije të mëdha dhe jahte turistike. Këtë të premte aty u ankorua kroçera “La Belle de L’Adriatique” e cila ka sjellë këtë herë 138 turistë nga vende të ndryshme të botës si dhe superjahti “Katar”.
Jahti luksoz është 124 metra i gjatë dhe lundron me flamurin e Katarit. Autoriteti Portual i Durrësit thotë se anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në axhendat e tyre, duke e kthyer në një prej destinacioneve të preferuara.
Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë periudhës Prill-Tetor të këtij viti janë 23 kroçera që kanë konfirmuar ndalesën e tyre në Durrës.
Autoritetet thonë se kanë marrë të gjitha masat për pritjen e anijeve dhe sigurinë e turistëve.