Categories Kulture, Lajme

Labëria nderon bijtë e saj. Nderohet arsimtari dhe shkrimtari Remzi Gjika, “Mirënjohja e Labërisë”

Labëria nderon bijtë e saj. Nderohet arsimtari dhe shkrimtari Remzi Gjika, “Mirënjohja e Labërisë”. Në një aktivitet të zhvilluar dje në Vlorë, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” nderoi me titullin, “Mirënjohje e Labërisë” intelektualin e shquar, arsimtarin e devotshëm dhe shkrimtarin e spikatur Remzi Gjika.Merrnin pjesë intelektual të qytetit, anëtar të Shoqatës “Labëria”, familjar, shkrimtar dhe poet, shok e miq të zotit Remzi Gjika.

Aktivitetin e ka drejtuar Kryetari i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë, zoti Ahmet Demaj.

Për Remzi Gjikën si një nga mësuesit më të përkushtuar të rrethit të Vlorës, si një nga drejtuesit vizionar të arsimit në rreth, si shkrimtar dhe intelektual i spikatur kanë folur, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, poeti dhe studiuesi Albert Habazaj, shkrimtari Eqerem Canaj, shkrimtari Leka Skëndaj, etj, të cilët vlerësuan lartë kontributin e zotit Remzi Gjika si një nga bijtë e ndjeshëm të Labërisë, të Vlorës dhe të arsimit në gjithë këto vite. Në fund Kryetari i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë zoti Ahmet Demaj i ka dorëzuar zotit Remzi Gjika vlerësimin, “Mirënjohja e Labërisë” për kontributin e dhënë në fushën e arsimit në rrethin e Vlorës, si një intelektual me diapazon të gjerë dhe si krijues.

Zoti Remzi Gjika falënderoi Shoqatën “Labëria” për këtë nder dhe të gjithë të pranishmit për vlerësimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Zoti Gjika shtroi një kokteil për pjesëmarrësit. Lajmëtarivloes.al .Clirim Hoxha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME