Categories Lajme

Laboratori i drogës në Berdicë së Shkodrës, lirohen pesë punonjësit e OSHEE

Lirohen 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan këtë të shtunë si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi 8 persona, pas zbulimit të një laboratori d roge në Berdicë. Mes të arrestuarve ishin dhe 5 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e d rogës.

Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve. Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

Njoftimi i policisë: Zbulohet një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba. Sekuestrohen 1200 fidanë n arkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë. Vihen në pranga 8 shtetas, 5 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e n arkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas kishin përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin në kushte l aboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërdica”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N.

Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T., 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e b imëve n arkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve n arkotike.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara c annabis s ativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një a rmë zjarri, fishekë lu ftarakë, një automjet dhe 4 celularë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari k riminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve n arkotike”, “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, “A rmëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë k riminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME