Lajme

Laert Haxhiu mohon të jetë atentatori i masakrës së Lushnjës, refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë…

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, 40 ditë, ndaj Laert Haxhiut, autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar dosjen ndaj, e të shumëkërkuarit Haxhiu, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Tashmë, zyra e përkthimit në Ministrinë e Drejtësisë, do përkthejë të gjitha aktet hetimore të SPAK, në greqisht e më pas dosja do i delegohet homologëve grekë, për shqyrtim. Dy ditë më parë gjykata e Janinës e la në burg 31-vjeçarin 40 ditë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe ndaj tij do zhvillohet edhe një seancë tjetër, ku togat e zeza të Janinës do shqyrtojnë aktet e mbërritura nga Shqipëria e më pas do vendosin nëse do pranohet apo jo kërkesa për ekstradimin e tij. Vetë Haxhiu përpara gjykatës, ka mohuar se ka marrë pjesë në masakrën e Lushnjës.

Gjithashtu ai shtoi se nuk duhej të ekstradohej pasi i rrezikohej jeta. 31-vjeçari është i dënuar edhe nga Gjykata e Rrethit Lushnje, me 18 vjet burgim, për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Ndërsa nga SPAK si është shpallur në kërkim ndërkombëtar për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”.

Haxhiu, së bashku me Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, tentuan që të ekzekutonin për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close